Pogba dhe Diallo në mbështetje të Palestinës – por anëtari i PSV e zëvendëson flamurin me atë të Izraelit
19/05/2021
Dyshja e Manchester United, Paul Pogba dhe Amad Diallo kanë mbajtur flamurin e Palestinës, pas barazimit 1-1 ndaj Fulhamit të martën mbrëma.
Mesfushori francez u kap nga kamerat duke pranuar flamurin nga një tifoz në Old Trafford, gjatë ndeshjes së fundit të tyre për këtë edicion në shtëpi.
Sidoqoftë, flamuri i Palestinës në rrjetet sociale u mbulua me atë të Izraelit nga sulmuesi i PSV-së, Eran Zahavi.
“Faleminderit për përkrahjen” – ishte mbishkrimi ironik i sulmuesit 33-vjeçar në Instagramin e tij.
Një veprim të tillë e kishin bërë edhe dy lojtarë të Leicesterit mbrëmë në takimin ndaj Chelseat, derisa thënia e njëjtë nga Zahavi kishte pasuar për ta. /Telegrafi/


