Please enter at least 3 characters.

Poezia e ndjerë e babait të Ergit pas vdekjes së të birit

2016/11/babai-1.jpg

Motra e Ergi Dinit, këngëtarit që humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik, ka publikuar një status ku falënderon të gjithë për ngushëllimet.

Barbana Dini, e cila gjithashtu është këngëtare, është shprehur se për familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj tragjedie, ndërsa njofton se varrimi bëhet në Shkodër në orën 15:30.

"Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s'ka ngushëllim!Ju lajmëroj se varrimi bëhet në ora 15.30 në Shkodër", shkruan këngëtarja. Edhe i ati i Ergit ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen, transmeton albeu.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali jone Ergi Dini. Varrimi bëhet ne ora 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruan i ati, Dashamiri.

ÇAST I KEQVdekja më vështron me sytë tuaj...Retë dhe pulbardhat digjen nga perëndimi.Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.Hëh! Trendafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër...