Poezia e Avni Deharit, e vitit 1999 - kthimit të tij në Kosovë: Atje po shkojmë
Babai i Astrit Deharit, Avniu, me rastin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, më 1999, planifikon të kthehet me familje në Prishtinë. Me këtë rast ai ka shkruar poezinë të cilën mund ta lexoni më poshtë.
ATJE PO SHKOJMË(Me rastin e kthimit nga mërgimi)Po shkojmë Albanë, po shkojmëNë Dardani, pranvera ime,Në tokën tonë, që etja për liriE ka plasaritur, e ka çarë,Atje ku ti kurrë nuk ke shkelur,E unë 19 vjet, shekuj për mua,Veç ënderr e kam parë!Po ndahemi Xhemile, po ndahemiPër një vit, gruaja ime e shtrenjtë,Që të jemi prapë bashkëNë Dardaninë tonë të shenjtë!Po ndahemi Arbënor, po ndahemi,Arbënori im i urtë, biri im i mirë,Që pas nje viti të përqafohemiNë Dardaninë tonë të lirë!Po ndahemi Astrit, po ndahemi,O syrrushi im, i mirë shumë,Do ta kujtoj bisedën e mbrëmjeve,Para se të merrte i ëmbli gjumë:“Astrit, shumë, shumë të dua!”“Babi, unë ty edhe një herë më shumë!”Po shkojmë, o atje, atje po shkojmë,Të dashurit, të mirët e mi,Atje, në Dardani, po shkojmëNë vendin tonë, si njerëz, në liri!(Bernë, 1999)


