Please enter at least 3 characters.

Po kërkohej për vjedhje, arrestohet 32 vjeçari nga Mitrovica

2016/10/Policia-e-Kosovës-Arrestim-1.jpg

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.

“Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari G. S., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Vjedhje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/