Please enter at least 3 characters.

Plani gjigant i futbollistëve të Vëllaznimit

2016/01/plani-gjigant-i-futbollist-euml-ve-t-euml-v-euml-llaznimit_hd.jpg

Kryetari i klubit të futbollit Vëllaznimi, Mentor Nela, natën e vitit të ri duhet të përgatitet mirë, sepse pritet të ketë një befasi jo të këndshme. Numri një i gjakovarëve mund t’i ketë mysafirë futbollistët e klubit që ai po e drejton, të cilët po i kërkojnë paratë e tyre që nuk i kanë marrë që tre muaj.

Një burim brenda ekipit gjakovar që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë gazetës ‘Sport Plus’ se nëse nuk i marrin paratë që ua ka premtuar kryetari Nela, ata do të shkojnë në shtëpinë e tij natën e ndërrimit të motmoteve. Sipas të njëjtit burim, ka qenë pikërisht kryetari i klubit, që iu ka thënë se nëse nuk i merrni paratë me rregull, ‘ejani dhe kërkoni në shtëpinë time’.

“Nëse nuk na japin rrogat deri për vitin e ri, e kemi bërë një plan që të shkojmë te shtëpia e kryetarit Mentor Nela, i cili vet na ka thënë se nëse nuk i jep paratë, mund të shkojmë te shtëpia e tij dhe t’i kërkojnë”, i ka thënë gazetës një burim i sigurt brenda skuadrës gjakovare.

Futbollistët e Vëllaznimit pritet që t’i ftojnë të gjitha mediat dhe të nisen për në shtëpinë e kryetarit. “Natën e vitit të ri kemi me i thirr televizionet dhe gazetarët e mediave të shkruara dhe portaleve dhe në natën e fundit të vitit 2014 do të shkojmë dhe të hyjmë në shtëpinë e kryetarit dhe me e prit vitin e ri së bashku me të”. /Telegrafi/