Please enter at least 3 characters.

Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë

Një person është plagosur aksidentalisht ditën e mërkurë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Haxhi Zeka", rreth orës 11:15.

" Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar", ka njoftuar policia./Telegrafi/