Pjacas i bëhen ekzaminime të detajuara
05/10/2016
Juventusi ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes së futbollistit kroat, Marko Pjaca.
Mesfushori ofensiv nuk mund të luajë me kombëtaren e tij në ndeshjen kundër Kosovës të enjten, por edhe ndaj Finlandës të dielën, si pasojë e lëndimit.
Ai e ka lënduar ashtin e kërcirit në ndeshjen ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Bianconerëve, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën, Pjaca iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në qendrën “J Medical”.
Lajm i mirë është se nuk ka frakturë të fibulës, ndërsa në ditët në vijim do të mësohet kohëzgjatja e saktë e mungesës së lojtarit. /Telegrafi/


