Please enter at least 3 characters.

Pit Power Liga Ferizaj: Termo Luli humb derbin, Komogllava merr kreun

2016/01/pit-power-liga-ferizaj-termo-luli-humb-derbin-komogllava-merr-kreun_hd.jpg

SUPERLIGA

Java e gjashtë në Superligë solli disa takime interesante mes skuadrave të cilat po luftojnë për titull, por në mesin e tyre pat edhe disa sfida tjera të bukura për sytë e shikuesve.

Komogllava & Eurolindi është skuadra e radhës që merr kryesimin e tabelës pas fitores ndaj Shqiponjës & Produkt Makret (3-2), dhe kjo falë Arxhendi & Brendi Company të cilët mposhtën Termo Lulin në kryendeshjen e kësaj jave. Arxhendi u tregua skuadër më kompakte dhe më e rrezikshme duke marrë kështu një nga fitoret më të rëndësishme për këtë edicion.



Ndeshjet me interesante ishin ato mes Vetevendosje-Vicotria dhe Guacka-BBF Company. Vetëvendosje arriti të befasonte Victorian duke e mposhtur me rezultat 6-4, dhe kështu i dha një leksion Victorias se puna ekipore është më e rëndësishme së sa cilësia individuale. Emocione të mëdha dhuroi takimi mes Guackes dhe BBF Company, pasi skuadra e trajnerit Rexhep Murseli arriti të fitonte 1-2 takimin që po e barazonte deri në sekondat e fundit. Arben Muqaku ishte heroi i ndeshjes me dy gola. Me tri pikë vazhdoi edhe Elektring e cila mposhti United me rezultat komod 2-0, ndërsa së bashku me Komogllavën janë skuadrat ende pa humbje këtë sezon.

LIGA E PARË

Edhe në ligën e parë ka filluar të bëhet e nxehtë lufta për titull. Balaj ka dështuar të fitojë pasi u ndal me barazim 4-4 nga Qëndrimi, ndërsa me fitore edhe pas gjashte xhirosh vazhduan vetëm Fabefa Doganaj dhe Pleshina. Fabefa mposhti me lehtësi Colo Colo (5-1), ndërsa Pleshina fitoi 2-0 ndaj StarGraf-Qendra A&V.



Gama deklasoi Festën duke e mundur 9-6, ndërkaq fitore të thella realizuan edhe Ferplast dhe Union. Fitoren e parë këtë sezon e arriti edhe Kombëtarja A të cilët e mposhten skuadrën e fundit në tabelë, Ghost, ndërsa të Iriqi befasoi Zynen duke e mposhtur 4-1 me një lojtarë më pak në fushë.

Liga 2A dhe 2B

Në Ligën 2A, FC One ka mposhtur me vështirësi 2-1 skuadrën e PurePower me golat e Frasher Jasharit dhe Arber Rushtit ,ndërsa Sprint me lehtësi fitoi derbin ndaj Doni Fruits me rezultat 5-2, ku Faton Terstena realizoi 2 gola. Në takimet tjera Luzha po vazhdon me formë të shkëlqyer pasi me rezultat 7-3 ka mundur skuadrën e Tasjanit. Në këtë takim shkëlqeu Flamur Rekaj i cili realizoi 5 gola.

Në ndeshjet e Grupit B, Neriton Islami pothuajse i vetëm e mposhti skuadrën e Rakaj, duke ja regjistruar kështu humbjen e parë skuadrës së Rakaj, dhe respektivisht fitoren e tretë skuadrës së tij, Flo Term. Në anën tjetër Qielli dhe Gerlica vazhdojnë me fitore dhe duken si skuadrat favorite për titull në këtë grup pasi me lehtësi fituan ndaj Nerodimës, respektivisht Elsam Company. Komuna u rikthye tek fitoret duke mposhtur IKS Comunication, ndërkaq Ujqit deklasojnë Bardhin me fitore të thellë 7-1.