Please enter at least 3 characters.

Pirlo tregon pozitën e Ronaldos në sulmin e përbërë nga portugezi, Dybala dhe Morata

2020/10/crsitiano-2-e1603705014436.jpg

Andrea Pirlo thotë se dëshiron ta shfrytëzojë Cristiano Ronaldon në krahun e majtë të sulmit me tre futbollistë (së bashku me Paulo Dybala dhe Alvaro Morata), pasi të jetë në gjendje që të luajë sërish.

Superylli portugez është duke i munguar Zonjës së Vjetër pas diagnostikimit me coronavirus, ndërsa kampioni regjistroi barazimin e tretë në Serie A të dielën mbrëma (1-1 ndaj Hellas Veronas).

Juve shpreson që Ronaldo të dalë negativ në testin për COVID-19 së paku 24 orë para ndeshjes ndaj Barcelonës (që zhvillohet të mërkurën mbrëma), në mënyrë që ta ketë në dispozicion, megjithëse diçka e tillë duhet të konfirmohet nga UEFA.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Po mendojmë të luajmë me të tre (Ronaldo, Dybala dhe Morata) në sulm. Me Ronaldon në pozitën e tij klasike në pozitën e sulmuesit të majtë”, ka thënë Pirlo në konferencën për shtyp.

Ndryshe, pos barazimit, në ndeshjen ndaj Veronas u lëndua edhe Leonardo Bonucci duke iu bashkuar kështu Giorgio Chiellinit në listën e të lënduarve. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/JuventusFC)