Please enter at least 3 characters.

Pioli përgatitet për bisedime të vështira me Milanin – tri klube italiane janë vënë pas tij

2024/05/67fd3f1eccf2514af1da0a95351a5057_XL.jpg

Stefano Pioli pritet të takohet me drejtorët e Milanit gjatë ditëve në vijim për të përcaktuar largimin e tij nga ‘San Siro’.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Pioli ka oferta nga tri klubet italiane Napoli, Bologna dhe Atalanta.

Trajneri i Milanit, Pioli do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025.

Kuqezinjtë kanë vendosur të lëvizin dhe të zgjedhin një trajner të ri për sezonin e ri, por drejtuesit ende nuk e kanë takuar Piolin për të diskutuar përfundimin e kontratës së tij.

Siç raportohet nga Il Corriere dello Sport, Pioli pritet të takohet me drejtorët e Milanit këtë javë përpara ndeshjes së fundit të sezonit kundër Salernitanas në ‘San Siro’.

Milani shpreson të arrijë një marrëveshje miqësore dhe t'i japë trajnerit të tyre pagën e largimit për të shmangur pagesën e pagës së plotë nga viti i fundit i kontratës së tij.

Atalanta sidomos mbetet një opsion real për Piolin, mes zërave se trajneri i tyre aktual Gian Piero Gasperini mund të largohet në drejtim të Napolit./Telegrafi/