Please enter at least 3 characters.

Piling shtëpiak nga sheqeri dhe mjalti për shputa të lëmuara

2020/04/Honey-Hand-and-Foot-Scrub1.jpg
14:"Noel Barnhurst

Për shputa të lëmuara dhe të buta nuk është e nevojshme të shkoni në sallone kozmetike

Preparatin e shkëlqyeshëm natyral mund ta bëni vetë dhe, pos që shputa do t’i keni të buta, do të shpëtoni nga lodhja dhe do të relaksoheni, transmeton Telegrafi.

Për pilingun e kurës së shputave ju nevojiten:

- ¼ e filxhanit sheqer të kafenjtë;
- 2 lugë të vogla vaj kokosi;
- 2 lugë të vogla mjaltë;
- 3 pika vaj nenexhiku.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe fërkoni butësisht në shputa.

Shpëlani me ujë të nxehtë dhe thani mirë shputat.

Nëse nuk e përdorni tërë sasinë përnjëherë, preparatin lëreni në një enë me kapak dhe përdoreni një muaj. /Telegrafi/