Please enter at least 3 characters.

Pikat e grumbullimit të qumështit, ministria e Bujqësisë njofton fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është duke zbatuar procesin e monitorimit të tregut të qumështit dhe produkteve të qumështit.

Sipas një njoftimit për media thuhet se në kuadër të këtij procesi, duke u bazuar në Vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Ligjin për Ushqimin, të gjithë operatorët e biznesit me ushqim që merren me grumbullimin, përpunimin, furnizimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të qumështit janë të obliguar të raportojnë të dhënat sipas formularit të përcaktuar nga autoritetet kompetente.

“Raportimi është detyrim ligjor dhe kontribuon në: Sigurinë ushqimore, transparencën e tregut, Gjurmueshmërinë e produkteve të qumështit, zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të qumështit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/