Please enter at least 3 characters.

Phatooni vjen me parodinë “Llom llom” (Video)

2017/01/fatonislami.jpg

Faton Islami, i cili ndryshe njihet si Phatooni, ka ardhur me parodinë e radhës.

I riu nga Tetova e ka xhiruar një version të tijin të hitit të Era Istrefit, “Bonbon”.

Në fakt, ai e ka përshtatur tekstin duke ironizuar me yjet e skenës sonë, duke filluar nga ana muzikore e deri te dukja e tyre.

Parodinë e ka quajtur “Llom llom” dhe mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/