Please enter at least 3 characters.

Pezullohen nga detyra 13 efektivë të Policisë Shkodër, lejuan kultivimin e kanabisit

2023/06/Shkoder-1.jpg

13 punonjës të Policisë Shkodër janë pezulluar nga detyra pasi nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ka dyshime se kanë lejuar kultivimin e kanabisit.

Mes punonjësve të pezulluar, është edhe Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në këtë drejtori, Hajri Kushe.  Për këtë të fundit krahas pezullimit, gjykata ka caktuar dhe masën për ta ndaluar të dalë jashtë territorit shqiptar.

Krahas masave që lidhen me funksionin e punonjësve të policisë, togat e zeza në Shkodër, dy prej efektivëve i kanë lënë në masën “arrest në shtëpi”.

Sipas AMP, 13 punonjësit kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e  kanabisit në Njësinë Administrative Ana e Malit.

“Janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.”

Hetimi për 13 efektivët e policisë zgjati rreth 1 vit dhe u krye nga AMP dhe Prokuroria e Shkodrës.

MASAT E SIGURIMIT TE CAKTUARA NGA GJYKATA:Hajri Kushe, Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP ShkodërAsllan Shytaj, ish Shef i Komisariatit ShkodërDedim Gjeta, zv shef i Komisariatit ShkodërIlir Hasaj, shef i seksionit policimit komunitet në Komisariatin ShkodërArben Memaj, ndihmës specialist në Komisariatin ShkodërArben Dekovi, shef i sektorit të hetimit, AMP ShkodërVehbi Nase, ndihmës specialist në Komisariatin ShkodërGjin Guri, ndihmës specialist në Komisariatin ShkodërNazmi Beqiri, ndihmës specialist në Komisariatin ShkodërSokol Pjetri, ndihmës specialist në Komisariatin ShkodërPëllumb Shpati, Shef Seksioni për Hetimin e Krimit         Arrest në shtëpiTaulant Kurtaj, Ndihmës Specialist Komisariati Shkodër    Arrest në shtëpi