Peshku luan “pushton” Gjirin e Vlorës, peshkatari: Ka helm, nuk duhet të konsumohet
19/12/2025
Peshku luan, një specie tepër e rrezikshme, është shtuar ndjeshëm në Gjirin e Vlorës dhe po kapet pothuajse çdo ditë në rrjetat e peshkatarëve.
Sipas peshkatarit Sherif Dyrmishi, peshku është kapur në një thellësi deri në 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë zonës së Karaburunit.
Kjo specie gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe zakonisht jeton në thellësi të mëdha, ndërsa prania e tij në ujërat e Adriatikut dhe Jonit konsiderohet shqetësuese nga specialistët, për shkak të ndikimit negativ në ekosistemin detar dhe rrezikut për peshkatarët.


