Please enter at least 3 characters.

Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së

2024/06/kshpk-antikorrupsioni.jpg
Kuvendi i Maqedonisë shpall konkurs për anëtar të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit
Komisioni për Antikorrupsion në RMV ndërpreu mbi 20 procedura kundër zyrtarëve për mosparaqitje të pronës

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve mbajti mbledhje në të cilën zhvilloi intervista me kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Mbledhjen e hapi Gjorgjija Sajkoski, kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, dhe më pas e kryesoi kryetari i Komisionit të Përzgjedhjes, Igor Zdravkovski.

Kandidatët Katerina Zajkovska, Marija Katrallova-Kitanov, Vlladimir Klekovski, Tanja Levajkoviq dhe Millka Muratovska paraqitën pikëpamjet dhe vizionet e tyre para anëtarëve të Komisionit, si dhe para publikut të interesuar.

Deputetët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve patën mundësinë të bënin pyetje të drejtpërdrejta në lidhje me përvojën e tyre profesionale deri më tani, planet e tyre të ardhshme si anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe çështjet në fushën e parandalimit të korrupsionit.

Pas përfundimit të intervistave me të gjithë kandidatët, kryetari i Komisionit informoi se brenda tre ditësh Komisioni për Përzgjedhje do të përgatisë rang-listë të kandidatëve. Bazuar në të, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do t’i dorëzojë Kuvendit propozim për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit brenda dy ditësh