Please enter at least 3 characters.

Pesë anëtarë të sigurimit të një qendre tregtare në Bosnje e nxjerrin me dhunë pensionistin

2020/12/1-305.jpg

Portali boshnjak “Kronikaezezë” ka publikuar pamjet e incidentit që ka ndodhur sot rreth orës 11 në qendrën tregtare Xhananoviq në Zenicë të Bosnjës.

Në video shihet se si sigurimi i objektit - përkatësisht pesë prej tyre e nxjerrin me dhunë nga objekti një pensionist, transmeton Telegrafi.

“Dhuna në vend të ngjarjes, rrahin pensionistin. Me dhunë e nxjerrin nga objekti për ta lejuar 10 minuta më vonë të futet në bankën, në të cilën ishte nisur edhe më herët”, thuhet përbri videos.

Arsyet e nxjerrjes me dhunë nga objekti janë të panjohura, por ja që disa minuta më vonë e kanë lejuar të moshuarin të futet - duke i kërkuar madje falje. /Telegrafi/