Please enter at least 3 characters.

Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë

Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim të armës, çka ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, ku sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike për shkak të një kontesti pronësor, e cila ka përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 4 fishekë, 7 copë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me 7 fishekë, e cila ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.

“Nuk raportohet për persona të lënduar,” thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/