Përplasen 4 vetura, njëra futet në oborrin e Kuvendit në Shkup (Foto)
23/03/2018
Aksident zinxhiror ku janë përfshirë 4 vetura ka ndodhur sonte në bulevardin para Kuvendit të Maqedonisë.
Si rezultat i aksidentit një nga veturat ka përfunduar në oborrin e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia po merret me ndriçimin e rastit, ndërsa deri tani nuk ka informacione për të lënduar.


