Përmbyset një makinë në rrugën Shkup - Tetovë, reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin
15/06/2023
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shkup - Tetovë. Për momentin nga MPB nuk ka detaje nëse ka të lënduar apo si ka ndodhur aksidenti.
Siç njofton "Sloboden Pechat" nga terreni, autostrada është e rrezikshme për vozitje për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në disa vende ka deri në 20 centimetra ujë.
Priten më shumë detaje nga policia në lidhje me aksidentin.


