Please enter at least 3 characters.

Përmbaruesit e Maqedonisë paralajmërojnë grevë

2017/01/Përmbarues-670x437.jpg

Për herë të parë pas 13 vjetëve, zyrat e përmbaruesve do të jenë të mbyllura dhe me këtë paralajmëruan grevë për ditën e enjte.

Thonë se duhet të shprehin zemërimin dhe pakënaqësinë e tyre për tarifat e reja të propozuar nga Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Shumica ankohen për faktin se i shkurton ato prej 1.000 në 300 euro, shpërblimi maksimal për përmbaruesin, që mund të paguajnë gjatë kryerjes së përmbarimit nga llogaritë e qytetarëve./Telegrafi/