Please enter at least 3 characters.

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, tre persona në ndalim


Një incident i dhunshëm ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku tre meshkuj, njëri prej tyre i mitur janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve. Ata dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe një thikë.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku janë konfiskuar mjetet e përdorura në cilësinë e provave materiale. Të përfshirët në incident kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “sulm”, “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/