Përleshen fizikisht, Policia arreston dy të dyshuarit në Fushë-Kosovë
20/01/2020
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur mjete të forta.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:50.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


