Please enter at least 3 characters.

Përkundër se fitoi titullin në Arabi Saudite, Ronaldo dështon të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit

Sulmuesi i Al-Nassr, Joao Felix, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit të fundit të Ligës Profesionale Saudite duke mposhtur bashkëlojtarin dhe bashkëkombësin e tij Cristiano Ronaldo, i cili shihej si favorit.

Futbollisti 26-vjeçar përfundoi i 5-ti në listën e golashënuesve me 20 gola dhe i pari në asistime me 13 sosh, duke mposhtur Julian Quinones të Al-Qadisiyah që përfundoi i dyti.

Ky sezon ishte debutimi i Felix për kampionët e ligës, pasi në korrik 2025, klubi saudit i pagoi Chelseat 30 milionë euro për transferimin e tij.

Felix gjithashtu do të përpiqet të përsërisë formën e tij sensacionale për skuadrën e Roberto Martinez në Kupën e Botës muajin e ardhshëm.

Karriera e ish-yllit të Chelseat dukej se ishte në një spirale në rënie, por tani ai e ka ringjallur nivelin e tij më të mirë në Arabinë Saudite.

Tre lojtarët tjerë që ishin të nominuar për më të mirin e sezonit ishin edhe Cristiano Ronaldo, Ruben Neves dhe Ivan Toney, por nuk arritën ta mposhtin Felixin.

Në anën tjetër, portieri më i mirë i sezonit në Arabinë Saudite u zgjodh Edouard Mendy i Al Ahli dhe trajneri më i mirë i sezonit u zgjodh Jorge Jesus i Al Nassr. /Telegrafi/