Përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë deputeti i PD-së që goditi me vezë kryeministrin Rama
20/12/2018
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kërkuar një dënim 10-ditor për deputetin e Partisë Demokratike (PD), Endri Hasa, i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit po mbante fjalën e tij në Kuvend.
Seanca u ndërpre për një orë pasi do të diskutohet dënimi për Hasën, i cili pritet të përjashtohet nga komisionet dhe Parlamenti për një afat 10-ditor. /Tch/Telegrafi/


