Please enter at least 3 characters.

Përgatitet vazhdimi i "Sex and the City", ngjarja përcjell femrat pas të pesëdhjetave

2019/03/Candace-Bushnell-1-e1554047697748.jpg
224:"NEW YORK, NY - OCTOBER 16: Candace Bushnell attends the 2018 Princess Grace Awards Gala at Cipriani 25 Broadway on October 16, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Princess Grace Foundation-USA)
31:"Getty Images for Princess Grace

Shtëpitë filmike, Paramount dhe Anonymous Content, i kanë blerë të drejtat për shfrytëzimin e romanit "Is There Still Sex in the City?", të shkrimtares Candace Bushnell, e cila është autorja e serialit "Sex and the City".

Deadline bën të ditur se ngjarja zhvillohet në Manhattan dhe përcjell jetën e femrave në New York, duke përfshirë miqësinë, dashurinë, martesën dhe jetën seksuale.

Candace Bushnell (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Dallimi kryesor ndërmjet projektit të ri dhe serialit bazë është se femrat paraqitet në moshë pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetëvjeçare.

Krahas të qenit autore, Candice Bushnell do të marrë edhe rolin e producentes ekzekutive të serialit, së bashku me Liza Chasin (3dot Productions) dhe Robyn Meisinger (Anonymous Content).

"Më herët nuk ka qenë kështu. Dikur të pesëdhjetat kanë nënkuptuar fillimin e pensionimit, zvogëlimin e punës, shpenzimin e kohës me hobi dhe me miq, të cilët po ashtu si ju kanë nisur të bëjnë jetë më të qetë", ka thënë Bushnell duke shpjeguar se në kohët e sotme kanë ndryshuar gjërat dhe qasja ndaj jetës. /Telegrafi/