Please enter at least 3 characters.

Përfundon zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti”, Rama: E liruam hapësirën publike

2021/11/Perparim-Rama-interviste-foto-Ridvan-Slivova-20-e1635862540185.jpg

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë të premten një lajm të mirë për banorët e kryeqytetit.

Ai ka njoftuar se ka përfunduar zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi.

“Me ritme të shpejta janë duke u rregulluar edhe trotuaret e po ashtu po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se është liruar hapësira publike dhe “tani jemi duke e transformuar këtë zonë, ashtu siç kemi premtuar”.

Ndryshe, zgjerimi i kësaj rruge ka filluar rreth një muaj më parë. /Telegrafi/