Please enter at least 3 characters.

Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports 

Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. 

Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient.

Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje.

Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive./Telegrafi/