Please enter at least 3 characters.

Përfundon paraqitja për fondet për zhvillim teknologji dhe risi

2017/01/Fondi-per-risi-dhe-zhvillim-teknologjik.jpg

Ka përfunduar thirrja e katërt e Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik për financimin e projekteve me instrumente të bashkëfinancimit për shoqëri të reja tregtare, ''start up'' dhe ''spin of'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë thirrje ku firmat mund të aplikonin që nga 3 shkurti i këtij viti e deri mbrëmë, janë ndarë 1 milionë e 450 mijë euro. Paratë janë të destinuara për kompani të vogla, mokrokompani dhe të mesme të regjistruara në Maqedoni.

Sipas AIM-së, deri tani ky fond ka mbështetur 37 projekte me vlerë prej 1.5 milionë euro./Telegrafi/