Please enter at least 3 characters.

Përfundimisht më nuk do të ketë McDonald`s në Maqedoni

2016/01/f.0613133338986_m.jpg

Svetozar Janevski drejtor i kësaj kompanie theksoi se kanë humbur licencën, pasi që qendra e “Mc Donald`s” ka vendosur që të ndërpres kontratën 20 vjeçare, e cila kishte afat edhe pesë vite. “Kompania amerikane në mënyrë të njëanshme shkëputi marrëveshjen, arsyet nuk mund të ju them, pasi që janë shumë të parëndësishme”, theksoi Janevski, i cili ka shtuar se procesin do ta zgjidh përmes institucioneve të drejtësisë.

Të punësuarve në këto restorante i është thënë se do të mbeten në punë dhe do të vazhdojnë të pranojnë rrogat, edhe pse restorantet janë mbyllur.

Janevski ka paralajmëruar se restorantet pas disa muajve do të nisin me punë, dhe se paralajmërohet mundësia e hyrjes së kompanive tjera të huaja të ushqimeve apo restoranteve. /Telegrafi/