Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Tiranë
02/01/2024
Kati i parë i një pallati në Kombinat është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve, pallati është i dëmtuar nga tërmeti dhe në të nuk banon njeri. Në katin e parë të pallatit shiteshin rroba të përdorura.
Nuk dihet ende për dëmin që është shkaktuar dhe nëse janë rrezikuar banesa pranë apo banorë./tch/


