Përfaqësuesja e Polonisë largohet nga intervista pasi pyetet për fansat në Izrael
Përfaqësuesja e Polonisë në Eurovision, Alicja Szemplińska, është bërë pjesë e një situate të diskutueshme gjatë një interviste në kuadër të eventit.
Sipas një videoje që po qarkullon me të madhe në rrjet, ajo u pyet nga një gazetar izraelit nëse kishte një mesazh për fansat në Izrael, pyetje që erdhi pasi më herët ishte diskutuar edhe për këngëtarin Noam Bettan dhe këngën e Izraelit “Michelle”.
Szemplińska u përgjigj fillimisht se nuk e kishte dëgjuar këngën dhe se nuk e njihte artistin.
Megjithatë, kur u pyet nëse dëshironte t’u dërgonte një mesazh fansave izraelitë, ajo u ngrit dhe u largua nga intervista.
Më vonë, këngëtarja u rikthye dhe dha vetëm një përgjigje të përgjithshme duke përshendetur fansat e Eurovisionit, pa hyrë në detaje mbi situatën.
Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet një nga momentet më të komentuara të ditës rreth Eurovision 2026. /Telegrafi/


