Përfaqësim dinjitoz i Kosovës në Podgoricë
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Përfaqësuesja jonë nga Mali i Zi është kthyer me pesë medalje të arta, një të argjendtë si dhe katër trofe, Boksieri më i mirë, Tekniku më i mirë si dhe Boksierja më e mirë në konkurrencën e femrave dhe Çifti me luftarak.
Në këtë turne ku pjesëmarrës ishin boksierë nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, dhe Mali i Zi, vendi ynë u përfaqësua më katër boksierë, një boksiere, një trajner dhe një gjyqtarë.
Në konkurrencën e femrave, Donjeta Sadiku u ndesh me boksieren më të mirë të Malit të Xi, Tamara Radunoviç. Pas një duel mjaft të fortë, boksierja jonë fitoj këtë meç, sepse bëri luftë mjaft të mirë dhe me meritë iu gëzua fitores. Kujtojmë se Donjeta Sadiku është shpresa e boksit tonë dhe shprese olimpike.
Në konkurrencën e meshkujve, Violant Sylejmani kryqëzojë dorëzat me Iso Asoviç. Boksieri ynë bëri një super paraqitje duke e fituar meçin qysh në rundin e dytë. Juria e këtij turneu, Sylejmanin shpalli boksierin më të mirë dhe tekniku më të mirë të turneut.
Edhe në meçet tjera boksierët tonë treguan performancë të shkëlqyer, dhe sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksierët tonë e përfaqësuan në mënyrën më të mirë të mundshme Kosovën dhe në mënyrën më të mirë e mbyllen vitin 2014.
Drejtësinë në këtë turne prestigjioz e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. /KP/Telegrafi/


