Për shkak të punimeve, mbyllet për tri ditë rruga Vushtrri-Smrekonicë
07/05/2020
Komuna e Vushtrrisë njofton se për shkak të asfaltimit të rrugës magjistrale M2, Vushtrri - Smrekonicë, rruga do të jetë e mbyllur.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë për ditën e enjte, premte dhe shtune.
Në fund, komuna thotë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën alternative Vushtrri – Pantine – Frash. /Telegrafi/


