Për shkak të një aksidenti ndërpritet trafiku në rrugën Prilep-Gradsko
26/06/2026
Trafiku në rrugën Prilep-Gradsko, pranë fshatit Oreovec, është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve që nga ora 17:55.
Ndërprerja, siç informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë", është për shkak të një automjeti mallrash të përmbysur dhe rërës së derdhur në rrugë, gjë që pengon rrjedhën e trafikut.


