Për shkak të lëndimit, vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e Majlindës në Baku
Selektori i Kosovës në xhudo, në Sportin Total në KTV ka pranuar se ajo nuk është plotësisht gati dhe se pjesëmarrja e saj në Baku është e rrezikshme.
“Mos të bazohemi të gjithë te medalja. Pjesëmarrja e saj në olimpiadë është në pikëpyetje për shkak të lëndimit. Ende është herët për ta konfirmuar. Majlindën e kemi njoftuar, por ka edhe pak kohë për deri në Olimpiadë. Është hap shumë i guximshëm po të marrë pjesë Majlinda. Në fund vendosin profesionistët dhe ekipi që po punon me të. Ka pasur rehabilitim të mirë në Slloveni dhe kanë bërë punë të mrekullueshëm, por lëndimi kërkon së paku gjashtë muaj. Prej lëndimit deri te Lojërat Olimpike bëhen pesë muaj e gjysmë. Për mu më e rëndësishme është që Majlinda ta rrisë performancën për ‘Rio 2016’”, ka thënë Kuka për KTV-në.
Majlinda është kampione e dyfishtë e botës.


