Please enter at least 3 characters.

Për paraqitjen e Vuçiqit në KS të OKB, avokati serb: Do të dëgjoni një mori gënjeshtrash

2024/02/PXL_170123_97815086-1.jpg
597:"16, January, 2023, Belgrade - In front of the Palace of Justice, a press conference was held by the president of the "Cale ovo je za tebe" citizens' association, Petar Djuric, after his arrest for a tweet about Serbian President Aleksandar Vucic. Cedomir Stojkovic, Petar Djuric. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages 16, januar, 2023, Beograd - Ispred Palate pravde odrzana je konferencija za medije predsednika udruzenja gradjana "Cale ovo je za tebe" Petra Djurica nakon hapsenja zbog tvita o predsedniku Srbije Aleksandru Vucicu. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages Photo: Amir Hamzagic/ATAImages/PIXSELL
23:"Amir Hamzagic/ATAImages

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, duke komentuar paraqitjen e presidentit serb në Këshillin e Sigurimit, ka thënë në fjalimin e Aleksandar Vuçiqit do të mund të shihet se si duket metoda kolektive psikologjike që KGB/FSB e quan “programim neuropsikologjik”.

Në një postim në platformën “X” Stojkoviq ka thënë se qëllimi është të futet urrejtja shtesë ndaj Perëndimit, dhe ideja se ‘Perëndimi e urren Serbinë dhe kështu Aleksandar Vuçiqin, sepse ai e mbron Serbinë’, në ndjenjën kolektive të serbëve me përfundime delikate dhe fjalë të zgjedhura me kujdes”.

“Agjenti rus (FSB) Aleksandar Vuçiq, mbajtësi i urdhrit/medaljes së shërbimit rus 'Alexander Nevsky', e mësoi këtë metodë të KGB-së nga shefat e tij në Kremlin/Lubyanka”, ka shkruar Stojkoviq.
“Për ta shkurtuar: do të dëgjoni një mori gënjeshtrash, por të rregulluara mirë, në të cilat krahasohen gjëra që nuk krahasohen kurrë, për t'i imponuar popullatës keqkuptime”, ka thënë avokati serb, transmeton Telegrafi.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/