Meshkujt zakonisht në trupin e femrës i tërheqin karakteristikat të cilat tregojnë shëndet të mirë dhe plleshmëri.
Bel të hollë dhe kërdhokulla të gjera Këto karakteristika meshkujt i lidhim me lindjen e fëmijëve. Pavarësisht a ka të bëjë me lindjen apo jo, shumica e meshkujve dëshiron të shohë bel të hollë dhe prapanicë të madhe tek femrat.
Zë të lartë Meshkujt zërin e lartë dhe të këndshëm tek femrat e lidhin me rininë dhe feminitetin, transmeton Telegrafi.
Flokë të bukur Flokët të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm, të dendur dhe të gjatë janë diçka që çdo mashkull i do. Këto karakteristika të flokëve lidhen me shëndetin dhe kultivimin.
Buzëqeshja Femra e buzëqeshur dhe e lumtur është diçka që rrezaton shumë e bukur. Meshkujt duan që tek femra të shohin buzëqeshjen dhe pas buzëqeshjes edhe dhëmbë të bukur.
Pak grim Edhe pse shumica e femrave konsiderojnë që duhet patjetër të jenë shumë të zbukuruara (me grim) në mënyrë që të joshin gjininë e kundërt, kjo është lajthitje. Meshkujt duan që tek femra të shohin bukurinë natyrore, të theksuar me grim suptil.
Ngjyra e kuqe Kjo ngjyrë është ngjyrë e epshit dhe shton joshjen. Kjo është rregull jo vetëm te njerëzit, por edhe tek shtazët. Kur femra bart fustan të kuq apo i bën buzët të kuqe, ajo bie më mirë në sy.
/Telegrafi/