Please enter at least 3 characters.

Për herë të parë pas gjashtë vjetëve, Apple është sërish më i miri në Kinë

2021/09/276eac14-9652-4ab3-8898-14890938b944.jpg
473:"An Apple Inc. iPhone XS Max, center, and iPhone XS smartphones sit on display during a sales launch at a store in Chicago, Illinois, U.S., on Friday, Sept. 21, 2018. The iPhone XS is up to $200 more expensive than last years already pricey iPhone X and represents one of the smallest advances in the product lines history. But that means little to the Apple Inc. faithful or those seeking to upgrade their older iPhone. Photographer: Daniel Acker/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Hulumtimi i fundit tregon rritjen e fortë të Apple në tregun kinez.

Apple kaloi Vivon gjatë tetorit të vitit 2021 dhe u bë prodhuesi më i madh i telefonave në tregun kinez.

Kompania nga Cupertino ka fituar për herë të parë që nga dhjetori 2015 titullin e markës më të madhe në Kinë, sipas analizës së kompanisë “Counterpoint Research”.

Shitjet e telefonave të serisë iPhone 13 nga Apple ndihmuan më së shumti rezultatin dhe shitjet e kompanisë u rritën me 46 për qind në baza mujore.

Prodhuesit e tjerë panë një rënie në shitje gjatë tetorit, dhe kjo përfshin Vivo, Oppo dhe Huawei.

Tregu i Kinës është fokusuar kryesisht në telefonat premium, gjë që ka ndihmuar Apple të arrijë rezultate më të mira shitjesh dhe shumë përdorues kanë pritur "Ditën e Beqarëve" (11 nëntorin) për të blerë një telefon të ri. /Telegrafi/