Penthouse me tarracë 125m² për shitje në Lagjen e Muhaxherëve – zonë me zhvillim të hovshëm #15389
Nëse jeni në kërkim të një prone të veçantë me hapësirë të gjerë dhe funksionalitet të lartë, ky penthouse me sipërfaqe banimi 113m² në Lagjen e Muhaxherëve mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Prona ofrohet për shitje me çmim 370,000 euro, e vendosur në rrugën "Jashar Salihu", ndërtim nga Driloni Company.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi, duke mundësuar kështu ndriçim të bollshëm në të gjitha hapësirat e brendshme. Është e organizuar të ketë funksionalitet të duhur dhe është e renditur në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit, dy banjo, dy depo dhe tarracë me sipërfaqe 125m².
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike (KEDS). Kompleksi është objekt i projektuar nga arkitektë të njohur të vendit, është i pajisur me ashensor, ndërsa banesa ofron edhe dy garazha.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 113m²
- Tarracë: 125m²
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Garazh
Lagjja e Muhaxherëve është një ndër zonat me zhvillim të hovshëm dhe ndërtime të reja kualitative, me afërsi ndaj qendrës së qytetit dhe qasje të lehtë në shërbime të ndryshme si shkolla, markete, shtëpi të shëndetit dhe transport publik.


