Please enter at least 3 characters.

Pentagon: Vriten dy drejtues ushtarakë të ISIS-it

2016/07/f2411135-6243-4b7d-a9e3-485da89a8ae3.jpg

Dy drejtues të lartë ushtarakë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë pas një sulmi të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja pranë Mosulit, një zonë strategjike e xhihadistëve në veri të Irakut, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Pas një sulmi ajror të ndërmarrë më 25 qershor mbeti i vrarë Basim Mohammed Sultan al-Bajari, zëvendësministër i Luftës së ISIS-it dhe Hatim Talib al-Hamduni, një komandant ushtarak në Mosul”, njoftoi Cook në një deklaratë.