Please enter at least 3 characters.

Pendarovski: Pas 11 dhjetorit do të vazhdohet mandati i PSP-së

2016/01/kandidati-p-euml-r-president-t-euml-maqedonis-euml-stevo-pendarovski-do-t-euml-vizitoj-euml-prishtin-euml-n_hd.jpg

Kandidati kryesor i LSDM-së në NJZ 1, Stevo Pendarovski sot në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit njoftoi zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, por edhe krijimin e Departamentit të Gjykatës Speciale për procesimin e rasteve nga PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Pas fitores zgjedhore të 11 dhjetorit, menjëherë do të vazhdohet mandati i PSP-së, me çka do t'i mundësohet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e rasteve që dalin nga bisedat e përgjuara telefonike të paligjshme', theksoi Pendarovski.

Sipas tij, krijimi i njësisë speciale nuk paraqet sistem paralel gjyqësor, por në ligj ka një mundësi të formimit të njësisë speciale, të specializuar për lëndë të veçanta. /Telegrafi/