Please enter at least 3 characters.

Pëlqehet "Ma kadal" nga Adelina Berisha dhe Sabiani

2022/07/adelinnaberisha_291001171_759311718540923_330042930459927573_n-e1656949804891.jpg

Ka pak ditë që këngëtarët Sabiani dhe Adelina Berisha kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Ma kadal” titullohet kjo këngë me ritme verore, e cila që në ditët e para të publikimit, është pritur mirë nga publiku.

Në vetëm pak ditë, kënga tejkaloi shifrën e gjysmë milion klikimesh, duke e bërë kështu një prej këngëve më të pëlqyera të momentit.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes në fjalë.

Kënga u punua nga producenti Marsel Gunga dhe Saia, gjersa klipi është vizualizuar nga FullMoon Production.

Adelina përndryshe po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta përgjatë verës. /Telegrafi/