Please enter at least 3 characters.

Pëlqehen imazhet e reja të Norës (Foto)

2017/12/NoraIstrefi.jpg

Përveç të qenit një prej këngëtareve të suksesshme, Nora Istrefi njihet edhe për dukjen e saj atraktive.

Fansat e saj e çmojnë atë nga ana fizike, ndërsa fotografitë e publikuara në rrjetet sociale marrin pëlqime të shumta.

(Foto: Instagram/ _NoraIstrefi_)

Këto ditë, Nora ka bërë një fotosesion dhe duket për mrekulli.

Ajo ka pozuar para aparatit të fotografit Norik Uka dhe disa prej fotografive i ka publikuar në Instagram.

Këngëtarja është e veshur me një fustan të gjatë që e shfaq mjaft sensuale.

Sa i përket anës profesionale, një prej projekteve të fundit të Norës është bashkëpunimi me Gjikon, "Gabime".

Videoklipi i kësaj kënge është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh në YouTube.

(Foto: Instagram/ _NoraIstrefi_)

Njeriu i shumë hiteve, Big Bang dhe produksioni Redbox Entertainment qëndrojnë prapa kësaj kënge. /Telegrafi/