Pele: Neymar më i kompletuar se Messi
30/11/2011
“Nëse bëjmë krahasime individuale, atëherë mendoj se Neymar është shumë më i mirë, më i kompletuar. Ai godet më mirë me të dy këmbët, mund të driblojë në të dy krahët, dhe shënon gola”.
“Messi është shumë i mirë, por shumë varet se ku ai luan. Ai po bën mirë te Barcelona, por me ekipin e Argjentinës, që nuk është ende mirë i formuar, po ka vështirësi. Neymar luan mirë edhe për Santosin por edhe për Brazilin”, u shpreh Pele për Globoesporte. /Telegrafi/


