Please enter at least 3 characters.

Pele në depresion dhe i turpëruar për gjendjen shëndetësore, saqë nuk del nga shtëpia

2020/02/Pele-2.jpg
460:"LOS ANGELES, CA - JUNE 15: Retired Brazilian professional footballer, Pele speaks during the Electronic Arts E3 press conference at the LA Sports Arena on June 15, 2015 in Los Angeles, California. The EA press conference is held in conjunction with the annual Electronic Entertainment Expo (E3) which focuses on gaming systems and interactive entertainment, featuring introductions to new products and technologies. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda braziliane, Pele, është në depresion dhe ndihet i turpëruar, saqë nuk largohet nga shtëpia për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore – ka bërë të ditur djali i tij, Edinho.

Ish-futbollisti i mirënjohur në muajin tetor do t’i mbushë 80 vjet dhe ka nevojë për pajisje ndihmëse që të ecë për shkak të problemit disavjeçar në ije.

Në shumicën e paraqitjeve të fundit publike, ai ka qenë në karrocë, ndërsa tash po turpërohet për gjendjen e tij.

(Foto: Sandro Baebler /Hublot via Getty Images/Guliver)

“Ai është shumë i brishtë. Ka bërë zëvendësim të nyjës dhe nuk e ka pasur rehabilitimit adekuat ose të duhur. Prandaj ka problem me lëvizjen dhe kjo e ka dërguar në një formë depresioni.

“Imagjinoni, ai është mbreti, ka qenë gjithmonë figurë më ndikim dhe sot nuk mund të ecë si duhet. Vetëm me ndihmë. Është shumë i ndjeshëm, shumë i turpëruar për këtë gjë”.

“Është përmirësuar paksa në krahasim me herët e kaluara kur ishte në karrocë, por akoma e ka shumë të vështirë të ecë. Ndihet i turpëruar, nuk dëshiron të dalë jashtë, ta shohin ose të bëjë diçka që lidhet me largimin nga shtëpia. Është bërë vetmitar”, ka deklaruar Edinho për Globoesporte. /Telegrafi/

(Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)