Please enter at least 3 characters.

Pejë e madhe, mposht Lovcenin në Mal të Zi

2016/01/pej-euml-e-madhe-mposht-lovcenin-n-euml-mal-t-euml-zi_hd.jpg

Pejanët ishin mysafirë të fqinjëve kosovar, skuadrës Lovcen që bënë gara në ligën superiore të Malit të Zi dhe e kanë mposhtur me rezultat të thellë 65:82.

Qysh pas pjesës së parë pejanët treguan se e kanë seriozisht këtë takim duke përfunduar 20 minutat e parë me 20 pikë epërsi 24:44.

Edhe në dy çerekët e fundit vazhdoi dominimi i Pejës ku në fund triumfoi me 17 pikë epërsi 65:82.

Alban Veseli ishte më meritori për këtë takim me 21 pikë të shënuara, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Burwell me 15 pikë, Davis me 14 si dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë. /Telegrafi/