Peja e Prishtina në bastore
Një fakt i tillë pritet të sjellë shumë presion për dy skuadrat kosovare, që për herë të parë pritet të ‘përballen’ me një fakt të tillë.
Kreu i Pejës, Art Gashi shpreson se skuadrat kosovare të mos futen në librat e basteve, të paktën në stinorin e tyre të parë në Ligën Ballkanike. Duke folur për Arena, Gashi theksoi se një fakt i tillë nuk do t’i konvenonte klubeve kosovare, ndonëse hedh poshtë dyshimet se mund të ketë ndonjë parregullsi.
“Për ne, por po besoj edhe për Prishtinën, një gjë e tillë nuk do të ishte ndonjë problem i madh. Nuk mund të paramendohet ndonjë parregullsi. Do të ishte një budallallëk i madh nëse do të ndodhte një gjë e tillë, pasi duhet ta kemi parasysh se jemi nën vëzhgim të vazhdueshëm, si nga FIBA ashtu edhe nga institucionet tjera ndërkombëtare”, ka thënë Gashi. /Tribuna/Telegrafi/


