Pedro barazon rezultatin me një gol të bukur (Video)
26/11/2016
Chelsea ka barazuar rezultatin 1-1 përball Tottenhamit.
Pas supergolit të shënuar nga Christian Eriksen në minutën e 11-të, tani është anësori spanjoll, Pedro Rodriguez, i cili i ka kthyer me të njëjtën monedhë.
Spanjolli ka shënuar një gol të bukur nga distanca, pas një goditje perfekte.
Goli i Pedros erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë pas asistimit të Nemanja Matic. /Telegrafi/


