Peci: Ura e re mbi Ibër po ndërtohet me ritëm të shpejtë, pranë saj do të jetë edhe spitali i ri rajonal
11/08/2026
Kryetari i Komunës ka njoftuar se ndërtimi i urës së re mbi lumin Ibër po zhvillohet me ritëm të shpejtë, ndërsa në afërsi të saj pritet të jetësohet edhe spitali i ri rajonal.
Peci ka bërë të ditur se ura e re dhe spitali rajonal do të përbëjnë një nyje të rëndësishme infrastrukturore, duke krijuar qasje më të lehtë dhe më praktike për qytetarët.
“Ura e re mbi lumin Ibër me ritëm të shpejtë po ndërtohet, e spitali i ri rajonal në afërsi të kësaj ure do të jetësohet. Nyje strategjike me qasje praktike”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/


